Ronaldo: Do respektoj kontratën me Realin

09/02/2016 00:00

Kristiano Ronaldo këmbëngul në qëndrimin e tij për të respektuar kontratën me Realin e Madridit që skadon në qershor të vitit 2018.

Sulmuesi portugez e deklaroi këtë gjatë ceremonisë së organizuar nga e përditshmja “Marca”, ku ai mori trofeun e shënuesit më të mirë të La Ligës për sezonin 2014/2015.

“Kam edhe 2 vjet kontratë me Realin, më pas të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Aktualisht jam në kampionatin më të bukur në botë edhe pse unë kam luajtur edhe në Angli. La Liga është fantastike, kompetitive, ku luajnë futbollistë të mëdhenj. Është një privilegj për mua që të lë gjurmët e mia këtu. Trofeun ua dedikoj të gjithë lojtarëve dhe stafit të Realit të Madridit, të cilët punojnë çdo ditë me mua”, thotë Ronaldo.

Ronaldo foli edhe për ardhjen e Zinedine Zidane në pankinën e ‘Los Blancos’.

“Me ardhjen e Zidane kanë ndryshuar shumë gjëra. Stërvitemi më shumë. Zidanë është një person karizmatik që i njeh shumë mirë futbollistët. I uroj më të mirat dhe ne si futbollistë do ta ndihmojmë”, shprehet ai.

Top Channel