“Zika” kërcënon lojërat olimpike të Brazilit

09/02/2016 14:05

Virusi ‘Zika’ është kthyer në një kërcënim të madh për Lojërat Olimpike që do të zhvillohen këtë vit të Brazil, pasi shumë prej sportistëve pjesëmarrës mund të tërhiqen nga ky aktivitet për të mos vënë në rrezik shëndetin.

Kenia është një prej shteteve që po e mendojnë një lëvizje të tillë, gjë të cilën e konfirmon edhe Presidenti i Komitetit Olimpik të këtij vendi Kipchoge në një intervistë për Reuters.

“Nuk do të vëmë në rrezik jetën e sportistëve kenianë nëse epidemia e shkaktuar nga virusi “Zika” arrin në nivelet më të larta”, deklaroi Kipchoge.

Në të njëjtjën linjë qëndrojnë edhe Komitetet Olimpike në Australi, Britaninë e Madhe, Zelandën e Re dhe SHBA, të cilat kanë bërë paralajmërimet e tyre duke u thënë sportistëve se mund të heqin dorë nga pjesëmarrja nga Lojërat e Rio De zhaneiros nëse ata ndjejnë frikë për shëndetin e tyre.

Top Channel