Austria, më pak refugjatë. Vuçiç: Serbia nuk do ta mbyllë kufirin

09/02/2016 00:00

Shefi i diplomacisë austriake, Sebastian Kurz është duke bërë një tur në shtetet e Ballkanit Perëndimor, ku deri tani ka folur për integrimin e rajonit, por edhe për mundësinë e zvogëlimit të valës së refugjatëve drejt Europës.

Në kohën kur Kroacia po mbyll kampet e refugjatëve, por edhe Sllovenia flet për mbyllje kufijsh, ministri austriak ka paralajmëruar se, Austria mund të marrë deri në rreth 37 mijë refugjatë, pasi vitin e kaluar ka pranuar 90 mijë.

“Kemi njoftuar edhe qeveritë e Bosnjës dhe të Serbisë se, ndoshta do të vijë deri te ndryshimi i situatës. Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë vendet e rajonit për uljen e numrit të refugjatëve. Ky është interes i përbashkët dhe Austria është e gatshme t’i vijë në ndihmë vendeve të Ballkanit”, tha Sebastian Kurz, ministër i Jashtëm i Austrisë.

Kyeministri serb, Aleksandar Vuçiç tha se, Serbia nuk do ta mbyllë kufirin, por do të merren masat e duhura.

Në këtë kohë, pavarësisht vëmendjes së vogël që ka ndaj situatës, qindra refugjatë arrijnë në Ballkan çdo ditë. Nëse kjo do të zgjasë, mund të pritet drejtimi i refugjatëve drejt vendeve të rajonit. Kurz e Vuçiç kanë thënë se, dialogu me Kosovën, por edhe stabiliteti në rajon janë të rëndësishme.

Top Channel