Keta, në Tiranë për sfidën me Ozekler. Edhe si promovues i Shqipërisë

09/02/2016 00:00

Pasi ka mbyllur fazën intensive të përgatitjeve, Gjetan Keta ka ardhur në Tiranë për t’i dhënë dhe dorën e fundit stërvitjeve për sfidën e 19 shkurtit përballë turkut Gokalp Ozekler.

32-vjeçari nga Bulqiza, i cili garon për titullin kampion interkontinental në kategorinë WBO shprehet optimist dhe pohon se do të japë maksimumin në ringun e “Asllan Rusit”.

“Jam në gjendje të mirë. E kemi studiuar së bashku me Ismailin. Kundërshtari është i një niveli të lartë. Ne kemi ndjekur disa ndeshje të tij dhe shpresoj që ndeshje të përfundoi në favorin tim”, shprehet boksieri Gjetan Keta.

“Kam shumë besim që Gjetani do të fitojë. Jam 100% i sigurt që Gjetani edhe nëse humb nuk të turpëron”, thotë vëllai dhe trajneri i Gjetanit, Ismail Keta.

Përveç punës si sportistit, vëllezërit Keta kanë marrë përsipër edhe një detyrë te rë, të promovojnë turizmin shqiptar. 

“U takuam me ministrin e Ekonomisë, zotin Ahmetaj dhe na lindi ideja për të promovuar Shqipërinë”, shprehet Ismaili.

Ismaili dhe Gjetani kanë shfrytëzuar intervistat për duelin e 19 shkurtit në mediat gjermane për të promovuar vendin e shqiponjave dhe turizmin shqiptar. Deklaratat e dhëna në “TV Muenchen” dhe “German Fight News” kanë zgjuar kureshtjen e gjermanëve, numri i të cilëve pritet të jetë më i lartë se ai i 2 vjetëve më parë në Bulqizë.

“Për ndeshjen e Gjetanit do të vijnë në Shqipëri shumë gjermanë. Nëpërmjet intervistës është rritur interesi, këtë e kemi parë në internet, ku gjermanët kërkojnë të njohin edhe natyrën shqiptare. E quaj pak fatkeqësi , pasi nuk është koha e përshtatshme për të treguar se si është turizmi shqiptar, por jam i bindur që shqiptarët me bujarinë e tyre do t’i lënë të pakënaqur”, shprehet Ismail Keta.

Top Channel