Manaj shënon dy gola ndaj Lazio-s së “vogël”, dërgon Interin në finale

09/02/2016 00:00

U transferua tek Interi në fillim të këtij sezoni dhe u fol se do të qëndronte me ekipin e të rinjve, por Manaj është grumbulluar nga trajneri Mancini thuajse gjithmonë me ekipin e parë, megjithëse minutat e aktivizimit kanë qenë të pakta.

Por, talenti 18-vjeçar është rikthyer me ekipin e të rinjve të Interit në një ndeshje mjaft të rëndësishme për ta, në gjysmëfinalen e kupës në ndeshjen ndaj Lazio-s. Manaj ka arritur të tregojë vlerat në këtë takim, duke shënuar dy herë në barazimin 2-2, por është Interi që shkon në finale, pasi kishte fituar minimalisht ndeshjen e parë.

Me dy golat e shënuar, Manaj me siguri do të tërheqë vëmendjen e Mancinit për ta aktivizuar më shumë në ndeshjet e mbetura të kampionatit.

Top Channel