Ricardinho përsërit veten, tjetër gol i jashtëzakonshëm (Video)

09/02/2016 00:00

Dy ditë pasi shënoi një gol të mrekullueshëm, ylli i kombëtares portugeze të futbollit në sallë përsëriti veten.

Në ndeshjen ndaj Spanjës, Ricardinho realizoi një driblim të mrekullueshëm ndaj kundërshtarit të tij, para se me të majtën të dërgonte në trekëndësh topin.

Ndërkohë, në ndeshjen ndaj Serbisë, Ricardinho kaloi kundërshtarin me një parabël të pabesueshme para se të godiste fort me të majtën, duke lënë portierin pa asnjë shans reagimi.

Top Channel