Tragjedia në Tajvan, arrestohet ndërtuesi i pallatit

10/02/2016 00:00

Bilanci i tërmetit në Tajvan që ndodhi ditën e shtunë është 39 viktima dhe 3 persona të arrestuar.

Policia e qytetit Taipei vuri në pranga ndërtuesin e pallatit 17 katësh që u rrëzua nga lëkundjet, në rrënojat e të cilit mendohet se gjenden edhe më shumë se 100 persona të tjerë.

Autoritetet thonë se shanset për të mbijetuar janë shumë të pakta. Arsyeja e arrestimit të tij është se godina mendohet të jetë ndërtuar jashtë standardeve.

Ndonëse tërmeti i magnitudës 6.4 i shkallës rihter ishte i fuqishëm, pak ndërtesa tjera u dëmtuan, për shkak se ishin respektuar standardet e sigurisë që vendi i ka të domosdoshme, pasi është një zonë sizmike.

Top Channel