Ministria e Lumturisë, post i ri qeveritar në Emirate

10/02/2016 00:00

Në Emiratet e Bashkuara do të ketë një post të ri qeveritar. Kryeministri i Emirateve sheiku Mohammed bin Rashid Al Maktoum deklaroi krijimin e Ministrisë së Lumturisë.

Sipas sheikut, i cili është po ashtu sundimtar i Dubait, tha se ministri i Lumturisë do të udhëheq për të mirën dhe kënaqësinë sociale të kombit. “Ne nuk na duhen më shumë ministri, por më shumë ministria të aftë për të bërë ndryshime”, tha ai.

Po ashtu, është marrë vendim që të krijohet edhe Ministria e Tolerancës, ndërsa i ngarkuari me këtë detyrë do të ketë si qëllim që të promovojë tolerancën si një nga vlerat fundamentale të shoqërisë në Emirate të Bashkuara Arabe.

Emiratet e Bashkuara Arabe rendin në vendin e 20-të si shteti më i lumtur në botë, bazuar edhe Raportin e Lumturisë Botërore për vitin 2015, por gjithashtu nuk është edhe vendi i vetëm që krijon një ministri të tillë.

Venezuela krijoi Ministrisë e Lumturisë Sociale në vitin 2013, ndërsa edhe Ekuadori kishte Sekretarin shtetëror të “Buen Vivir” apo të Mirëqenies.

Top Channel