Juve-Napoli, sfida që kushton 850 milionë euro

10/02/2016 11:40

Sfida mes Juventusit dhe Napolit që do të luhet këtë të shtunë në Torino nuk është vetëm përballja e dy skuadrave kryesuese të Serisë A, por edhe ajo mes ekipeve më të shtrenjta në këtë kampionat.

Futbollistët e të dyja skuadrave që do të zbresin në fushën e lojës kushtojnë në merkaton e transferimeve gjithsej 850 milionë euro: 486.6 milionë kushtojnë lojtarët e Juventusit dhe 359.9 milionë ata të Napolit.

Futbollistët që cilësohen si më të shtrenjtët për këto dy skuadra, por edhe për të gjithë futbollin italian, janë pikërisht Paul Pogba dhe Gonzalo Higuain. Për francezin, i cili është vënë në shënjestrën e shumë klubeve evropiane, shifra minimale që kërkohet nga drejtuesit e kampionëve të Italisë është 90 milionë euro, pretendim ky që mund të rritet akoma më shumë nëse këmbëngulet për blerjen e tij nga gjigandët e futbollit të “Kontinentit të Vjetër”.

Përsa i përket Higuain, argjentinasi ka me Napolin një kontratë ku përfshihet edhe një klauzolë e zgjidhjes së saj që kap vlerën prej 94 milionë eurosh.

Top Channel