Skandali seksual, futbollisti anglez rrezikon 2 vite burg!

10/02/2016 00:00

Ish-futbollisti i Manchester City-t dhe së fundmi i Sunderland, Adam Johnson ka pranuar një nga tre akuzat e ngritura ndaj tij për “abuzim seksual me të mitura”.

Adam Johnson, ish-lojtar i Kombëtares së Anglisë, edhe pse më parë nuk kishte pranuar asnjë nga tre akuzat e ngritura ndaj tij, tashmë ka deklaruar para gjykatës në Bradford se ka puthur dhe e ka prekur një vajzë, e cila në atë kohë mendohet të ketë qenë në moshën 15-vjeçare, ndërsa ka hedhur poshtë dy akuzat e tjera, njëra prej të cilave është “marrëdhënie seksuale me të mitur”.

Pas përfundimit të gjyqit edhe për dy akuzat e mbetura, Adam Johnson rrezikon të dënohet deri në dy vite burg.

Adam Johnson e nisi karrierën e tij te Middlesbrough dhe më pas kulmin e arriti me Manchester City-n, ndërsa në vitin e kaluar ishte në radhët e Sunderland, kur u arrestua. Ai luajti edhe disa ndeshje me Kombëtaren e Anglisë dhe shihej si një lojtarë me tepër vlera, por tashmë duket se karriera e tij si futbollist ka marrë fund.

Top Channel