“Boks” femrash në një ndeshje futbolli

10/02/2016 00:00

Ju ka rënë rasti që të keni parë skena dhune në një ndeshje futbolli meshkujsh, por kjo që ka ndodhur në Ligën e dytë franceze të futbollit për femra ndodh shumë rrallë, ndoshta edhe asnjëherë më parë.

Teksa po luhej takimi Rouen-Bordeaux, i cili ishte në shifrat 3-2 në favor të vendaseve, të pranishmit në stadium ishin të përqëndruar te ndeshja, ndërsa pranë mesit të fushës dy futbolliste të ekipeve kundërshtare janë përleshur, duke e goditur njëra-tjetrën me grushte në fytyrë.

Takimi përfundoi në “paqe”, 3-3, por jo për dy lojtaret, të cilat u larguan nga fusha me kartonë të kuq dhe me siguri do të marrin një dënim të rëndë.

Top Channel