Kupa e Mbretit, Barça në finale; fut në sherr Valencian me tifozët

10/02/2016 00:00

Valencia eliminohet me turp nga Kupa e Mbretit, ndërsa Barça vazhdon rrugëtimin në finale pas fitores 8-1 me rezultat të përgjithshëm.

Pas ndeshjes së parë ku katalanasit fituan 7-0 askush nuk besonte se mund të ndodhte mrekullia, edhe pse Enrique vendosi të hedhë në fushë skuadrën e dytë nëse mund të quhet kështu.

Megjithatë, edhe pse pa lojtarët kryesorë, Barça arriti të shmang humbjen në “Mestalla” që ishte pothuajse e boshatisur për shkak të protestës së tifozëve vendas të cilët duan “kokën” e trajnerit Neville pas turpërimit të një jave më parë në “Camp Nou”.

Valencia arriti që e para të kalojë në epërsi në minutën e 39, me anë të Negredos, mirëpo për barazimin mendoi Wilfrid Kaptoum që shënoi në pjesën e dytë, saktësisht gjashtë minuta nga fundi.

Barça me shumë mundësi do të përballet me Sevillan në finale, pasi skuadra e Emery fitoi sfidën e parë ndaj Celta Vigos 4-0 në shtëpi, megjithatë gjithçka do të kuptohet të enjten në mbrëmje kur do të luhet edhe kjo sfidë.

Top Channel