Britani, konfirmohen 4 raste me virusin Zika

11/02/2016 00:00

Në Britaninë e Madhe gjatë gjashtë javëve të fundit janë konfirmuar katër raste me virusin Zika.

Ashtu siç raportojnë mediat britanike Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka bërë të ditur se infektimi me virusin Zika është bërë jashtë kufijve të vendit. Një zyrtare britanike e shëndetësisë thotë se pritet identifikimi i të tjera rasteve.

Ndërkohë, ekspertët janë të shqetësuar se virusi po përhapet me shpejtësi dhe në shumë vende, duke shkaktuar edhe pasoja shkatërrimtare. Infeksioni është i lidhur me rastet e mikrocefalitit, në të cilat fëmijët lindin me tru të pazhvilluar.

Anembanë botës janë më shumë, por vetëm në Brazil janë rreth 4.000 raste të raportuara me mikrocefalit që prej muajit tetor të vitit të kaluar.

Aktualisht nuk ekziston ndonjë vaksinë apo mjekim që mund të luftojë Zikan, por e vetmja mënyrë për ta shmangur atë është duke shmangur të qenit të pickuar nga mushkonjat “Aedes”, që e transmetojnë këtë infeksion nga njeriu te njeriu.

Top Channel