Lazio kthehet te fitorja, mund 5-2 Veronën

11/02/2016 00:00

Lazio rigjeti fitoren që u mungonte prej tri javësh ndaj Veronës në “Olimpico”, në ndeshje hapëse të javës së 25-të të Serisë A.

5-2 ishte rezultati përfundimtar i këtij takimi, që i ngjit bardhekaltërit të paktën përkohësisht në vendin e 7-të, në kuotën e 36 pikëve. Bie më në fund Verona, që në 5 sfidat e fundit kishte marrë katër barazime dhe një fitore.

Takimi u zhbllokua nga Matri në minutën e fundit të pjesës së parë, pas një pasimi të marrë nga Cataldi. Në të 50-n Stefano Mauri shijoi golin e tij të parë sezonal, sërish pas një asisti të dhënë nga Cataldi.

Në të 60-n skuadrës së Piolit i vjen në ndihmë traversa, për të ardhur më pas te goli i sigurisë i shënuar nga Anderson të 69-n.

Tre minuta më pas Verona shkurtoi diferencën me Grecon, ndërsa goli i  Luca Tonit në të 79-n dha përshtypjen se ndeshja u rihap, mirëpo në minutat e fundit Lazio shënoi edhe dy gola të tjerë me Keita Balde dhe Candrenën me 11 metërsh për rezultatin përfundimtar 5-2.

Top Channel