Çfarë kafshe shihni? Mund t’i shihni që të dyja? Një iluzion i thjeshtë fotografik mund të tregojë sesi funksionon truri juaj dhe sesa krijues jeni.

Rosë apo lepur?

Bëhet fjalë për një imazh të ideuar nga psikologu amerikan, Joseph Jastrow. Sipas tij, testi është thelbësor në përcaktimin se sa shpejt funksionon truri juaj. Dmth, sa më shpejt të gjeni kafshën e dytë, aq më shpejt ju funksionon truri.

“Lepuri” do të thotë se truri juaj mund të adaptohet më shpejt duke gjetur kafshën e dytë dhe kjo ju bën më kreativë dhe më të prirur për të zbuluar lidhjet mes gjërave.

Ky është një test që provon gjithashtu se “sheh mendja, jo syri”. Nëse u thua personave të tjerë që “ka edhe një kafshë tjetër përveç rosës në këtë imazh”, pjesa më e madhe dështon ta identifikojë, por nëse u thua “që është edhe një lepur” të gjitha e kuptojnë menjëherë.

Imazhi është publikuar për herë të parë në vitin 1892.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel