Ishte viti 1988 kur në të mirënjohurën “The Nevv York”, shkrimtari amerikan Xhon Apdajk në një recesion për Kadarenë pohonte me keqardhje se lexuesi amerikan dinte shumë pak për autorin e Shqipërisë së pasluftës.

Kanë kaluar shumë vite dhe ndofta e njëjta gjë mund të thuhet sot për lexuesit e rinj shqiptarë, të cilët e përmendin por e kanë lexuar pak ose aspak Kadarenë.

Pas përurimit të shtëpisë së tij në Gjirokastër dhe një varg aktivitetesh për nder të 80-vjetorit, Biblioteka Kombëtare bashkë me çeljen e një ekspozitë organizoi  një konferencë, për leximin dhe interpretimin e Kadaresë ku studiuesit dhe kritikët e letërsisë, shtruan nevojën e një qasjeje të re të veprës së tij.

Këtij qëllimi do t’i shërbejë prezantimi që Biblioteka u bëri tri veprave kushtuar autorit të madh, nga Bashkim Kuçuku, Lili Sula Ardian Ndreca dhe disa studiues të tjerë që kanë kontribuar me ese dhe studime.

“Kadare pa diskutim është një autor që gjithmonë krijon mudnësi të re interpretimi. Dhe vëllim i përgatitur për nder të 80-vjetorit të lindjes së tij në kujdesin e profesor Ardian Ndrecës, synon të sjellë disa studime të reja, ku ka qasje të reja mbi krijimtarinë e Kadaresë”, tha prof. Floresha Dado, akademike.

“Mendoj që kremtimi më i mirë që i bëhet një shkrimtari është leximi dhe studimi i veprës së tij. E keqja më e madhe e kohës që po përshkojmë është ungesa e leximit, jo vetëm e veprave si ajo e Kadaresë, por eleximit në përgjithësi”, tha Ardian Ndreca, shërbimi më i mirë që mund t’i bëhet Kadaresë është leximi i tij.

Top Channel