Detyrimi konfucian shkakton debate në Kinë

12/02/2016 15:55

Fotot e një 46-vjeçari të gjunjëzuar përpara prindërve duke kërkuar ndjesë për mungesën e tij të gjatë përmes një gjesti të tillë përulësie, kanë rindezur diskutimet mbi detyrimin konfucian të kujdesit për të moshuarit, i rrëzuar prej revolucionit kulturor në Kinën komuniste.

Zhang Jinli, nga provinca kineze e Shandongut, kishte gjetur punë në Pekin e nuk ishte kthyer në vendlindje prej katër vjetësh.

Këtë herë ama, Zhang ndoqi traditën dhe vizitoi prindërit me rastin e kremtimeve të vitit të ri hënor.

Në stacionin e trenit, ku i ati dhe e ema kishin dalë për ta pritur, 46-vjeçari u ul në gjunjë për t’u treguar sa keq ndihej nga largimi i tij i zgjatur. 

Top Channel