Galliani: Problemi i Milanit ndaj ekipeve të vogla

12/02/2016 00:00

Në tre javët e fundit, Milani ka arritur të marrë dy fitore dhe një barazim. Kuqezinjtë fituan bindshëm në derbi dhe më pas në transfertë ndaj Palermos, por gabuan në “San Siro” ndaj Udineses edhe pse shihej si një ndeshje e lehtë.

Administratori i deleguar i klubit kuqezi, Adriano Galliani foli për luhatjet e ekipit si dhe për ndeshjen e radhës ndaj Genoa-s në “San Siro”. Ai tha se problemi i Milanit tashmë qëndron me ekipet e vogla, me të cilat ka humbur shumë pikë.

“Përqëndrimi duhet të jetë maksimal nga ana e lojtarëve. Është e pafalshme për ne kur mendojmë se sa shumë pikë kemi lënë rrugës ndaj këtyre skuadrave që ndodhen pas nesh. E gjitha kjo të lë një shijë të hidhur”, tha Galliani.

Po ashtu, edhe në ndeshjen e radhës Galliani u shpreh se ekipi i tij duhet të bëjë kujdes, pasi Genoa është ekip i rrezikshëm, sidomos në fushën e saj.

Aktualisht, Milani gjendet në vendin e 6 në renditje më 40 pikë, 6 më pak se Fiorentina e vendit të tretë, i cili të çon në Champions, një objektiv i vështirë për kuqezinjtë, duke qenë se në garë për këtë pozicion janë edhe dy ekipe të tjera, Interi dhe Roma.

Top Channel