Viti i ri hënor në Nju Jork, paradë në acar

14/02/2016 00:00

Qindra persona marshuan në rrugët e Nju Jorkut, pasditen e të shtunës, për të festuar vitin e ri hënor, pavarësisht temperaturave si jo zakonisht të ulëta.

Me temperaturat që vërtiteshin në rreth -9 gradë celsius, shumë aktivitete të planifikuara që të mbaheshin në qytetin e Nju Jorkut dhe përreth tij, u anuluan, por parada e përvitshme e vitit të ri hënor kinez, nuk mund të mungonte në këtë fillim të vitit të majmunit.

“Unë mendoj se i ftohti i ka mbajtur njerëzit larg”, tha një prej pjesëmarrësve në paradë, që ndryshe nga vitet e tjera ishte pak më e vakët.

Top Channel