Publicitet
Gjoni: Berisha kerkon te marre nen kontroll SHISH
10/03/2010 12:55

Gjoni: Berisha kerkon te marre nen kontroll SHISH
Partia Socialiste akuzon serish kryeministrin Sali Berisha se kerkon te marre nen kontroll nje prej institucioneve me te rendesishme te shtetit, Sherbimin Informativ Shteteror.

Deputeti socialist Ilir Gjoni thekson se qellimi i ndryshimeve ne ligj eshte vetem politik.

Ne nje deklarate per mediat, Gjoni argumenton se amendimet nuk jane te domosdoshme, pasi perndryshe SHISH do te kthehet ne nje zevendesues te organeve te tjera shteterore si policia, prokuroria, kur ne fakt misioni eshte per te siguruar kombin dhe shtetin, nga kercenimet e huaja.

"Vendosja e afatit kohor per mandatin e Drejtorit te Sherbimit behet me qellimin e vetem te zevendesimit te tij me ndonje tjeter qe te merret dhe drejtohet  siç e deshiron ai qe po e propozon, pra Sali Berisha.  Partia Socialiste i ben thirrje edhe nje here Sali Berishes te heqe dore sa nuk eshte vone nga ky skenar antidemokratik", u shpreh Gjoni.

 

Vendos ne Facebook
Lajmet kryesore
Kuvendi nis pa hetim
Konferenca e Kryetarëve: Nuk ka kërkesë nga PS
Tiranë, pastronin pusin, vdesin dy vëllezër
Dy persona të tjerë plagosen rëndë
SHBA, tjetër shpërthim në Gjirin e Meksikës
Hidhet në erë platforma e naftës
Privatizmi i 'Albpetrol', pa formulë
'Patton Boggs' : Shitja në fund të vitit
P U B L I C I T E T
Me te lexuarat
© Top Channel 2001-2010 / Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.
Shqip - TAR - Digitalb -Top Gold - VGA Studio