Është shtyrë sërish procesi ndaj liderit të lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, i cili as sot nuk është paraqitur në gjykatën e Prishtinës.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, të cilat saktësojnë se e sotmja është seanca e katërt rresht që dështon.

Kurti akuzohet për organizim të protestave të dhunshme, pengim të zyrtarëve në kryerjen e detyrës dhe për thirrje për rezistencë ndaj policisë.

Nga ana e tij lideri i “Vetëvendosje” e ka cilësuar procesin si të motivuar politikisht. Cështja është diskutuar edhe në Kuvendin e Kosovës.

Top Channel