Ministri kosovar për Integrimin, Besim Beqaj ka deklaruar se prioritet i dikasterit të tij do të jetë përfshirja e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave.

“Shpresoj që zërat që janë dëgjuar së fundmi për përfshirjen e Kosovës në këtë proces të realizohen. Ne nga ana jonë do argumentojmë se këta zëra janë të arsyeshëm”, ka pohuar Beqaj në një intervistë për “DW”.

Ministri i ri i qeverisë kosovare ka nënvizuar se një tjetër prioritet do të jetë përfshirja e Kosovës në procesin e stabilizim asociimit dhe në marrëdhëniet tregtare me vendet e BE-së.

Beqaj ka shtuar më tej se Kosova do të angazhohet gjithashtu për marrëdhënie të mira fqinjësore, në mënyrë që të ndikojë në anëtarësimin e Ballkanit në BE.

Top Channel