Topi-Ivanov, vlerësohen marrëdhëniet dypalëshe

14/04/2010 12:20

Presidenti shqiptar Bamir Topi dhe homologu i tij George Ivanov vlerësuan si shumë të mira marrëdhëniet mes dy vendeve.

Pas një takimi dypalësh, presidentët në një konferencë të përbashkët vunë theksin te integrimi, siguria dhe stabiliteti i dy vendeve.

“Bashkëpunimi për ëndrrën euroatlantike duhet të vazhdojë. Dy vendet tona kanë një rol të rëndësishëm për rajonin”, u shpreh Topi.

Top Channel