Topalli: Opozita të bashkëpunojë për reformat

14/04/2010 12:40

Kryetarja e kuvendit, Jozefina Topalli shprehu bindjen se liberalizimi i vizave do të bëhet brenda vitit 2010 ndërsa ftoi opozitën që të jetë bashkëpunuese në reforma.

Sipas saj, mungesa e bashkëpunimit të Partisë Socialiste nuk e ndihmon procesin e integrimit, si dhe theksoi se do të behët c’është e mundur për të rikuperuar kërcënimin bërë nga nga bojkoti.

Topalli theksoi se Shqipëria është në një moment vendimtar dhe se vendi është nën monitorimin ndërkombëtar përsa i përket bashkëpunimit mes palëve.

Top Channel