Kukan: Degradimi politik dëmton vendin

14/04/2010 16:10

Kryetari i delegacionit të Parlamentit Europian për Ballkanin Eduard Kukan deklaron se politika shqiptare duhet të jetë e përgjegjshme dhe se cdo lloj zgjatjeje e degradimit politik dëmton vendin.

“Cdolloj zgjatje e metejshme e degradimit politik nuk i vjen vendit ne ndihme, si nga pikepamja politike dhe nga ajo diplomatike, ndaj do te ishte ne interes te Shqiperise qe te gjithe politikanet e saj te silleshin ne menyre të përgjegjshme.Mbeten ende për t’u përmbushur kriteret, por tendenca drejt rrugës së duhur është pozitive”, u shpreh Kukan.

Deklarata e Kukan u dha në konferencën e organizuar nga fondacioni “Robert Shuman”, në Parlamentin Europian, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Sali Berisha.

Shefi i qeverisë premtoi bashkëpunim të ngushtë me opozitën në reformat që duhen realizuar. (Se shpejti me gjeresisht)

Top Channel