Islandë, riaktivizohet vullkani

15/04/2010 10:35

Shpërthimi i vullkanit islandez në akullnajën Eyjafjallajökull ka penguar udhëtimet ajrore në Britaninë e Madhe dhe në Skandinavi.

Pas ndalimit të udhëtimeve në Novergji dhe Skoci, sot në mëngjes edhe Britania dhe Suedia kanë njoftuar mbylljen e thuajse të gjithë lëvizjeve ajrore, duke e konsideruar si shumë të rrezikshëm këtë lloj transporti.

Një ditë më parë mijëra persona u evakuuan në Islandë, si masë parandaluese për efektet që mund të kishte shpërthimi i vullkanit. Aktivizimi i vullkanit ndodhi në fund të marsit, hera e parë që prej vitit 1823. Të mërkurën u regjistruan edhe lëvizje të ndryshme sizmike si dhe përmbytje që mund të shkaktojnë shkrirjen e akullit.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel