Integrimi, Meta: Duhet bashkëpunim i palëve

15/04/2010 12:45

Ministri i Punëve të Jashtme Ilir Meta e vlerësoi moment historik dorëzimin e përgjigjeve të Pyetësorit të Shqipërisë në Bruksel.

Sipas kryediplomatit, Shqipëria e meriton liberalizimin e vizave dhe theksoi se duhet thelluar bashkëpunimi në kuvend dhe jashtë tij për integrimin e vendit në Bashkimit Europian.

Meta i bëri thirrje opozitës të ndjekë rrugën institucionale për të zgjidhur problemet, si e vetmja mënyrë për të ecur përpara.

Numri dy i qeverisë duke folur për zgjedhjet lokale, theksoi se ato do të zhvillohen në kohë dhe do të ishte gabim shumë i madh nëse dikush do të mendonte të rrinte në krye të bashkisë apo komunës përtej mandatit kushtetues.

Po ashtu Meta u shpreh se cdo përpjekje për të dëmtuar imazhin e vendit në mënyrë artificiale apo për të përhapur panik për situatën ekonomike, dëmton qytetarët shqiptarë.

Top Channel