Topi merr titullin “Dr. Honoris Causa”

15/04/2010 19:45

Universiteti Shtetëror i Tetoves ka nderuar me cmimin “Dr. Honoris Causa” presidentin e Shqipërisë Bamir Topi, i cili po qëndron për një vizitë në Maqedoni.

Krerët e USHT-se i dorëzuan presidentit këtë cmim me motivacionin “Per merita dhe kontribut të jashtëzakonshëm në krijimin e kushteve për paqe për ruajtjen e vlerave njerëzore”.

Në fjalën e tij, presidenti Topi shprehu vlerësimin e tij më të lartë për jetën akademike, për profesorët dhe stafet e tyre, të cilët mbajnë mbi shpatulla një mision fisnik.

“Përmbushja e këtij misioni është garancia më domethënëse për një shoqëri të civilizuar e me standarde demokratike”, ka deklaruar Topi.

Top Channel