Hiri vullkanik rrezikon samitin e “Ecofin”-it

16/04/2010 04:40

Reja gjigande e hirit vullkanik që ka përfshirë Europën pas shpërthimit të vullkanit në Islandë, mund të çojë në dështimin e samitit mbi ekonominë dhe financën në Madrid.

Ecofin, samiti informal që mbahet në Madrid mbi ekonominë dhe financat e vendeve të eurozonës parashikohet të nisë punimet ditën e sotmë. Por vështirësitë në qarkullimin ajror mund të sjellin mospjesëmarrjen e shumë prej ministrave të financave, sidomos atyre nordikë e që do të pasonte më pas me një dështimt të samitit.

Në axhendën e “Ecofin” janë parashikuar dy çështje kryesore, gjendja financiare e vendeve të zonës euro dhe situata e Greqisë.

Top Channel