Tërmeti, Wen premton rindërtimin e rajonit

16/04/2010 10:55

Kryeministri kinez Wen Jiabao ka premtuar se do të rindërtojë rajonin e goditur nga tërmeti.

Duke vizituar kontenë Jushu, ish-zonë malore tibetiane dhe epiqendër e lëkundjes 7 ballëshe, Jiabao premtoi se do të bëhen të gjitha përpjekjet për rindërtimin e rajonit.

Ndërkohë, autoritetet e tjera bëjnë të ditur se numri i personave të vrarë është 791 dhe ka shumë mundësi të ngjitet në orët në vazhdim.

Sipas të njëjtave burime, personat që rezultojnë të humbur janë 294, ndërsa ata të plagosur janë 11486. Me rreth 15 mijë shtëpi të shkatërruara në Jushu, mijëra banorë të pastrehë kanë qenë në pritje të ndihmës.

Top Channel