Islandë, vullkani mund të ulë temperaturat

16/04/2010 16:30

Tymi i vullkanit në Islandë, që ka paralizuar pjesën më të madhe të hapësirës ajrore të Evropës, mund të ndikojë në ndryshimin e klimës së Tokës.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat ndërkombëtare, duke iu referuar një eksperti austriak.

Sipas tij, nëse pjesëzat e tymit arrijnë në stratosferë, mund të çojnë në uljen e temperaturës duke pakësuar ndikimin e rrezeve të diellit.

Top Channel