Vullkani, anulohen 60% e fluturimeve europiane
16/04/2010 18:20
Janë anuluar rreth 60 përqind e fluturimeve nga ana e kompanive europiane për prezencën në qiejt e Europës të një mase të madhe pluhuri të shkaktuar nga vullkani i Islandës.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i AEA (Shoqata e kompanive ajrore evropiane), David Henderson.
Sipas tij, është ende shpejt për të vlerësuar mbi humbjet për sektorin, por llogaritet që në një ditë “standard” të ardhurat e kompanive kryesore europiane shkojnë në rreth 200 milionë euro.
Top Channel