Tërmeti në Kinë, 1144 numri i viktimave

16/04/2010 19:25

Ka shkuar në 1144 numri i viktimave të tërmetit që të mërkurën në mëngjes ka goditur provincën e Qinghai në Kinë.

Lajmin e ka bërë të ditur agjencia e shtypit “Kina e re”.

Lëkundja ka shkaktuar më shumë se 10 mijë të plagosur.

Edhe pse ka vështirësi që lidhen më të ftohtin dhe lartësinë mbi nivelin e detit, skuadrat e shpëtimit po gërmojnë mes rrënojave.

Top Channel