Itali, dy tërmete trondisin vendin
17/04/2010 08:00
Dy lëkundje tërmeti kanë tronditur gjatë natës rajonet e Umbrias dhe Markes, në Itali, për fat të mirë pa shkaktuar viktima.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave lëkundjet sizmike u ndjenë në qytetet Peruxha dhe Pezaro-Urbino.
Të njëjtat burime shtojnë më tej se tërmetet kishin një fuqi prej 2.5 dhe 2.7 ballë të shkallës Rihter.
Top Channel