Rinas, hiri anulon fluturimet drejt BE-së

17/04/2010 09:35

Në aeroportin e Rinasit janë anuluar mëngjesin e sotëm fluturimet që kanë si destinacion Gjermaninë, Austrinë dhe Italinë.

Lajmin e bëjnë të ditur burime pranë zyrës së aeroportit, sipas të cilave shkak është bërë reja e hirit që ka ardhur nga aktivizimi i vullkanit të Islandës.

Të njëjtat burime shtojnë më tej se “të ngrira” do të qëndrojnë edhe fluturimet drejt Londrës dhe Budapestit, të cilat u anuluan që ditën e djeshme.

Top Channel