Reja, kompanitë ajrore 200 mln euro humbje në ditë

17/04/2010 12:00

Hiri vullkanik ka izoluar Europen dhe ka shkaktuar një kaos të paparë ndonjëherë në trafikun ajror.

Aeroportet kryesore të Europës janë mbyllur dhe fluturimet janë anuluar nga Britania deri ne Gjermani, Austri dhe Itali.

Kompanite parashikojne qe kostoja financiare e ketij bllokimi të papritur të shkojë në miliarda euro humbje, ndërkohe që llogaritjet paraprake flasin per 200 milionë euro humbje në ditë.
 
Sipas ekspertëve humbjet e kompanive ajrore i kalojnë ato të shkaktuar pas tragjedisë së 11 shtatorit.

Eurocontrol njoftoi se hiri po zhvendoset në lindje dhe në juglindje të kontinentit.

Mijëra udhëtarë mbetën të bllokuar nëpër aeroportet e Europës. Shumë prej tyre kanë zgjedhur trenat dhe tragetet për të shkuar në destinacion.

Top Channel