Mijëra udhëtarë kanë mbetur edhe gjatë ditës së shtunë të bllokuar në aeroportet e Athinës dhe Selanikut pas anulimit të fluturimeve në vendet e Europës për arsye të hirit vullkanik.

Vetëm në aeroportin e Athinës deri në orët e mesditës u anuluan 135 fluturime në drejtim të aeroporteve të Anglisë, Francës, Gjermanisë, Danimarkës, Norvegjisë, Suedisë, Belgjikës, Holandës, Çekisë, Austrisë, Hungarisë, Zvicrës, Rumanisë, Letonisë dhe Sllovenisë.

Ndërsa ditën e premte u anuluan mbi 90 fluturime nga ky aeroport.

E njëjta pamje mbizotëron edhe në aeroportin “Maqedonia” të Selanikut ku mbi 4 mijë pasagjerë kanë qysh ditën e enjte në mbrëmje që nuk mund të fluturojnë drejt destinacioneve të tyre.

Gjatë dy ditëve janë anuluar më shumë se 20 fluturime drejt Gjermanisë, Zvicrës, Londrës, Vjenës dhe Budapestit.

Shoqeritë greke dhe të huaja të fluturimeve këshillojnë pasagjerët që kanë planifikuar të udhëtojnë këto ditë, të informohen më parë pranë zyrave të tyre para se të mbërrijnë në aeroporte, ndërsa askush nuk jep një përgjigje të saktë, se kur mund të fillojnë të kryhen fluturimet drejt vendeve europiane, sidomos drejt veriut, por tashmë ka rezerva edhe për vendet e Europës jugore përderisa hiri vullkanik po drejtohet në këtë zonë.

Top Channel