Vullkani, 17 mijë fluturime të anuluara në Europë

17/04/2010 19:20

Janë rreth 17 mijë fluturime të anuluara sot në hapësirën ajrore europiane, pas tymit të vullkanit të Islandës.

Lajmin e ka bërë të ditur “Eurocontrol”.

“Asnjë ngritje apo ulje është e mundur për fluturimet civile gjatë pjesës më të madhë të Europës qendrore dhe veriore”, ka shpjeguar agjencia.

Sipas të dhënave, sot vetëm 5 mijë nga 22 mijë fluturime të parashikuara arritën të kryen.

Top Channel