Meteorologët: Reja e hirit spostim drejt Mesdheut

18/04/2010 11:20

Aeroportet në veri të Italisë do të qëndrojnë të mbyllura deri ditën e hënë për shkak të hirit vullkanik që ka shkaktuar kaos në transportin ajror të të gjithë Europës.

Ndërkohë në vende të tjera të kontinentit janë bërë disa teste udhëtimi në kuota më të ulëta se ato standardet, që gjithësesi nuk kanë gjetur rrugëzgjidhjen.

Reja e hirit, sipas Eurocontrol do të qëndrojë në një pjesë të madhe të qiejve të Europës edhe për orët në vijim.

Parashikimet meteorologjike flasin për një spostim gradual të resë drejt jugperëndimit, pra drejt Mesdheut.

Aktualisht ndodhen të mbyllura aeroportet e Austrisë, Belgjikës, Kroacisë, Republikës Ceke, Danimarkës, Estonisë, Britanisë së Madhe, Lituanisë, Letonisë, Finlandës, Hungarisë, Hollandës, Norvegjisë, Serbisë, Sllovenisë, Polonisë, Rumanisë, Zvicrës, Ukrainës, apo edhe një pjesë të aeroporteve të Gjermanisë dhe Francës.

Top Channel