Vullkani, shtyhet Cmimi i Madh i Japonisë në MotoGP

18/04/2010 12:45

Është shtyrë më 3 tetor Cmimi i Madh i Japonisë, gara e dytë e MotoGP e programuar fillimisht për të dielën e ardhshme.

Problemet e shkaktuara nga reja e vullkanit islandez kanë bindur organizatorët e Dorna për të spostuar garën japoneze.

Shumë aeroporte në Europë janë mbyllur dhe për skuderitë do të ishte shumë e komplikuar për të shkuar në Azi.

Top Channel