Kinë, rritet bilanci i tërmetit, 1700 viktima

18/04/2010 14:05

Është rënduar bilanci i tërmetit të fuqishëm të së mërkurës që goditi veri-perëndimin e Kinës. Numri i viktimat shkoi në 1706.

Ndërkohë sipas agjencisë së lajmeve “Kina e Re”, janë edhe 256 të humbur.

Tërmeti që ka goditur rajonin e Qinghai, ku sot ka shkuar për vizitë presidenti Hu Jintao, ka shkaktuar edhe 12 mijë të plagosur, nga të cilët 1400 në gjendje të rëndë.

Rreth 100 mijë persona kanë mbetur të pastrehë.

Top Channel