Qarkullimi, BE mbledh ministrat e Transportit

18/04/2010 17:50

Situata kaotike në qarkullimin ajror në Europë, shkaktuar prej resë së tymit të vullkanit islandez, do të jetë temë e një takimi mes ministrave të Transportit të BE-së ditën e hënë.

Lajmi publikohet prej presidencës së radhës, Spanjës, ku sqarohet se i gjithë takimi do të zhvillohet nëpërmjet një videokonference, pasi hiri vullkanik në qiejt e Unionit ka penguar takimet kokë për kokë të ministrave të Transportit.

Ndërkohë autoritetet spanjolle, pas shqyrtimit të situatës në qiejt e tyre, vendosën rihapjen e të gjitha aeroporteve në vend. Të njëjtin hap ka ndjekur edhe Franca në disa prej aeroporteve të saj.

Top Channel