Kompanitë: Rishqyrtim prej testeve për fluturim

18/04/2010 19:15

Kompanitë e fluturimit europiane një zëri u kanë kërkuar autoritetev të BE-së ritestimin e menjëhershëm të kushteve atmosferike për lejimin e fluturimeve apo jo.

Shoqëritë me anë të shoqatës, e cila i bashkon kërkuan gjithashtu rishqyrtimin e situatës së krijuar si pasojë e vendimeve të tilla.

Ndërkohë kompani të ndryshme kanë kryer fluturime kontrolluese në qiejt europiane. Kështu “Air France” dhe “Lufthansa” pas këtyre fluturimeve u shprehen se nuk ekziston asnjë rrezik për fluturimet e avionëve.

Top Channel