Berisha: Rama të pranojë “Venecian” ose “komisionin”

10/05/2010 15:20

Në ditën e 10-të të grevës së urisë, kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje kreut të opozitës Edi Rama të gjykoje me gjakftohtësi dhe të pranojë si zgjidhje të situatës njërin prej dy propozimeve.(UPDATE)

I pari sipas kreut te qeverise eshte pranimi i sugjerimit te Keshillit te Europes per t’iu drejtuar Gjykates Kushtetuese dhe me pas Komisionit te Venecias, ndersa propozimi i dyte thote kryeministri eshte nisja e punes ne komisionin hetimor duke zbatuar kushtetuten dhe per cdo fakt kunder rregullsise te zgjedhjeve t’i drejtohen prokurorise. Vetem keto dy institucione sipas zotit Berisha mund te cojne ne permbushjen e te gjitha kerkesave te opozites.

Sugjerimi i trete i kryeministrit Berisha per zotin Rama lidhej me gjendjen shendetesore te grevisteve, per te mos u mohuar grevisteve, sic tha kryeministri te drejten per trajtim zyrtar shendetesor. Nje kerkese te tille e beri me heret edhe deputetja e Partise Demokratike, Arenca Trashani, e cila u perqendrua me shume tek gjendja e grave ne greve. Ajo i kerkoi zotit Rama te nxjerre te gjitha grate nga greva e urise dhe te zere vete vendin e tyre.

Kjo kerkese nuk u artikulua nga kryeministri Berisha ne mbledhjen e grupit, por duke i kushtuar vemendje shendetit te grevisteve, zoti Berisha tha se trajtimi zyrtar shendetesor per te gjithe grevistet tani eshte tejet i domosdoshem.  

Me heret, gjate inaugurimit te nje shkolle 9-vjecare ne komunen Xhafzotaj, kryeministri Sali Berisha replikoi se largu me tezat e opozites per gjendjen ekonomike te vendit.

“Ju flisni çdo ditë për krizën, na thoni se si ka mundësi të dyfishohen eksportet në krizë; se si ka mundësi të rriten të ardhurat në krizë; se si ka mundësi të rriten me 40 për qind numri i bizneseve të regjistruar gjatë katër muajve të parë të këtij viti në krizë; se si ka mundësi që qeveria të rrisë rrogat dhe pensionet jo vetëm për një kategori të veçantë, por të 800 mijë shqiptarë. Thirrja ime është: lërini mënjanë syzet e kuqe, lërini mënjanë ato dhe shihni Shqipërinë! Nuk them se Shqipëria është parajsa, është shumë larg; nuk them se s’ka varfëri, se varfëri ka; nuk them se s’ka papunësi, se papunësi ka, por ajo ka ritme zhvillimi më të larta se çdo vend tjetër, ka shpresë dhe optimizëm më të madh se çdo vend tjetër”, u shpreh Berisha.

Pjese e optimizmit te kryeministrit ishte edhe vendimi qe sipas tij do te marre se shpejti Bashkimi Europian per heqjen e vizave me Shqiperine.

Top Channel