Protesta të opozitës në disa qytetete

11/05/2010 13:15

Partia Socialiste dhe mbështetësit e saj nëpër rrethe protestuan në të njëjtën kohë duke bllokuar akset kryesore rrugore, në mbështetje të grevistëve të urisë në Tiranë, të cilët prej 11 ditësh ndodhen para selisë së kryeministrisë duke kërkuar në këtë formë ekstreme hapjen e kutive të 28 qershorit.

Sipas informacioneve që na vijnë nga korrespondentët në rrethe, deputetët socialistë nëpër qarqe jane ata që drejtojnë protestat.

Protestuesit bllokuan Urën e Peshkatarit në Tiranë, Urën e Poshnjes në Berat, akset nacionale Lushnjë-Fier, Fier-Vlorë e Gjirokastër-Tepelenë.

Ndërsa në Lezhë protestuesit bllokuan për gjysmë orë superstradën Tiranë-Lezhë, duke u shtrirë në rrugë dhe duke sjelle probleme në qarkullim për disa minuta.

Nuk ka njoftime per tensionim te situates, nderkohe qe policia po mbikeqyr nga afer gjendjen.

Top Channel