Tepelenë, arrestohen katër protestues të opozitës

13/05/2010 08:00

Katër persona janë vënë në pranga pas protestës së djeshme në qytetin e Tepelenës.

Në pranga janë vënë Luan Gerbi, Përparim Hodo, Astrit Pasha dhe Novruz Shehu.

Të ndaluarit akuzohen për bllokim të rrugës nacionale dhe kundërshtim të forcave të rendit.

Policia ka shpallur në kërkim edhe katër protestues të tjerë të opozitës.

Top Channel