Spahiu: Gjendja e grevistëve, e rënduar

13/05/2010 12:45

Deputetja Klodiana Spahiu, e cila shërben në cadrën e grevistëve të urisë në ekipin mjekësor deklaroi pak minuta më parë, se gjendja e protestuesve është rënduar mjaft.

Spahiu theksoi se 10 prej tyre janë në gjendje më të rëndë, pa përmendur emra.

“Sot të gjithë janë të shtrirë për shkak të pafuqisë, uljes së tensionit dhe mungesa e ushqimit ka sjelle pasojat e pritura”, thotë Spahiu.

Ndërkohë deputeti Besnik Bare, i cili la grevën dy ditë më parë është rikthyer sërish në cadër, në gjendje më të mirë shendetësore për të vazhduar protestën e tij.

Top Channel