Përmet, përplasje mes protestuesve dhe policisë

13/05/2010 14:00

Regjistrohen konfrontime mes protestuesve, mbështetës të Partisë Socialiste dhe forcave të policisë në Përmet.

Sipas informacioneve të fundit, protestuesit, protestuesit të drejtuar nga deputetët Arta Dade dhe Et’hem Ruka kanë tentuar të bllokojnë rrugën, por janë penguar nga policia.

Protestuesit janë ulur në rrugë, por policia ndërhyri duke i shpërndarë ata.

Top Channel