Tiranë, i përndjekuri lë grevën e urisë

13/05/2010 21:50

Një tjetër grevist ka lënë para pak castesh grevën e urisë, për shkak të rëndimit të gjëndjes shëndetësore.

Sipas informacioneve të fundit, bëhet fjalë për shtetasin Ibrahim Ceka, nga Postriba, pjesë e kategorisë së të përndjekurve politikë.

Para tij, një tjetër grevist braktisi cadrat para kryeministrisë, shtetasi Ymer Murati, i cili u drejtua për në QSUT për shkak të problemeve me diabetin.

Top Channel