Protestuesit e ndaluar para gjykates

14/05/2010 14:45

Kanë dalë para Gjykates së Tiranës për masën e sigurisë 13 persona të arrestuar pak dite më parë për protestën e kryer në Uren e Peshkatarit në periferi të Tiranës, mbi te cilet rëndon akuza për bllokim të mjeteve të transportit.

Nderkohe pasi ka degjuar qendrimin edhe te prokurorise edhe te mbrojtjes, gjykatesi Altin Abdiu e cilesoi arrestimin e 13 te pandehurve si te ligjshem dhe caktoi per ta masen e detyrimit me paraqitje dy here ne muaj.

Ne fakt kete mase e kerkoi edhe vete prokurori Blerim Tomini i cili pohoi se protestuesit kane cenuar ligjin me bllokimin e mjeteve ne aksin nacional. Por avokatet e te pandehurve mbajten qendrimin se policia kishte shkelur kushtet e flagrances pasi asnjeri prej protestuesve nuk ishte kapur gjate protestes por disa ore me vone.

Njeri nga te arrestuarit Bejdulla Ulliri akuzoi forcat e policise se e  kishin arrestuar aksidentalisht, pasi sipas tij ai kishte dale shetitje me familjen dhe ishte bllokuar ne trafikun e krijuar nga protesta. Te akuzuarit e tjere nuk dhane asnje deklarate para gjykatesit Abdiu, por folen me perfaqesine e avokateve Hasan Bara dhe Agim Cekrezi. Ky proces u ndoq edhe nga deputetet socialiste Dash Peza dhe Xhemal Qefalia, i cili i pyetur nga Top Channel e cilesoi kete proces si një gjyq politik.

Top Channel